Krijojmë foton tonë
Tregojini fëmijës idenë e fotos së përbashkët. Udhëzojeni fëmijën ta zgjedhë foton e preferuar të babait apo atë ku janë të dy bashkë me babain nga albumi familjar. Së bashku, shkoni në dyqanin ku bëhen stampimet dhe porosisni dy bluza për ju të dy. Lejojeni fëmijën të jetë kreativ në vendosjen e fotove ne bluza…ashtu siç i pëlqen dhe aty ku i pëlqen. Dakordohuni vetëm ju të dy sot. Bluza do të jetë një prej gjërave tuaja të përbashkëta.
Ju mund ta bëni këtë aktivitet edhe me duart tuaja. Lejojeni fëmijën që t’i ngjyrosë duart në ngjyrat temper dhe pastaj ta vendosë dorën në bluzë, krahas dorës suaj.