Loja “ Ta, Ta”

Sot do të jenë baballarët apo kujdestarët meshkuj ata që do të argëtohen dhe do të qeshin me fëmijën. Uluni me fëmijën dhe luani lojën “ Ta, Ta” duke mbuluar fytyrën tuaj me duar. Sapo fëmija të fillojë ta kuptojë lojën, nxiteni t’ju ndjekë duke mbuluar fytyrën e tij me duar. Vazhdoni duke u fshehur mbrapa objekteve si: pemë, tavolinë, perde, etj, duke i thënë shpesh fëmijës “ta, ta”. Me fëmijët më të mëdhenj, ju mund ta zhvilloni lojën duke u fshehur, si ju ashtu edhe fëmija, dhe më pas mundoheni ta gjeni gjeni njëri-tjetrin. Ky aktivitet e ndihmon fëmijën të zhvillojë aftësitë në koordinimin e duarve, për të ndjekur lëvizjet me sy dhe për t’u orientuar në hapësirë.