Krijojmë foton tonë

Sot babai ose kujdestari i fëmijës bashkë me fëmijën do ta krijojnë foton e tyre të përbashkët në dy bluza. Merrni dy  bluza të bardha, një të madhe për ju dhe një të vogël për fëmijën tuaj dhe vendoseni në to një foto ku keni dalë së bashku ose  foto të veçanta të secilit prej jush. Udhëzojeni fëmijën që në anën e pasme të fotos të vendosë ngjitës dhe më pas ta ngjisë foton në bluzën e bardhë. Bëni dy bluza, një për babin [kujdestarin] dhe një për fëmijën dhe mbajini veshur gjithë ditën.

Ju mund ta bëni këtë aktivitet edhe me duart tuaja. Lejojeni fëmijën që t’i ngjyrosë duart në ngjyra temper dhe pastaj ta vendosë dorën në bluzë, krahas dorës suaj.