Shporta senzorike e vjeshtës

Materialet e nevojshme: një paketë apo shportë e madhe, gështenja, gjethe dhe penjë me ngjyra të vjeshtës.
Zhvillimi i aktivitetit: Pasi të jeni kthyer nga shëtitja, me gjethet (dhe gështenjat – nëse keni gjetur) që keni mbledhur, vendosini ato në një paketë apo shportë të madhe. Preni penjë, ose lejojeni fëmijën t’i këpusë me dorë penjët me madhësi dhe ngjyra të ndryshme dhe vendosini në shportë.
Duke kërkuar mes gjetheve për penjë dhe gështenja, lejojeni fëmijën të bëjë lojë të lirë sipas imagjinatës së tij/saj dhe të krijojë me to çkado që i bie ndër mend. Gjatë kësaj kohe ju mund ta pyesni çfarë po krijon dhe si po ndjehet.