Shqisat e mia
Materialet dhe mjetet: ngjyra të drurit, zile(telefon), parfum apo lule, kripë apo sheqer, kukulla prej pellushi apo cope gëzofi etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/e merr materialet e cekura për këtë aktivitet. I merr ngjyrat dhe nga fëmija kërkon të thotë ngjyrën që ka në dorë, p.sh., Çfarë ngjyre është kjo? Po kjo çfarë ngjyre? E kështu me radhë disa ngjyra. Pyetet fëmija: si e di që kjo është ngjyrë e kuqe? E ke dëgjuar? E ke prekur? Apo e ke parë? (e kam parë me sy).
I kërkohet fëmijës të dalë jashtë dhomës, ndërsa lëshon një muzikë në telefon dhe e fsheh. Pasi ta fsheh, fëmijës i kërkohet të hyjë dhe ta gjejë telefonin. Pyetet fëmija me çfarë e gjete telefonin, me duar? Me sy? Apo me veshë?
Fëmija mbyll sytë me shami dhe i kërkohet të nuhasë ndonjë lule me erë apo parfum. Pyetet fëmija si e dite që është parfum? (apo lule)… (I mora erë me hundë, e nuhata).
Në dy pjata të sheshta vendoset në njërën sheqer dhe në tjetrën kripë. Fëmijës symbyllur me shami i jepet të provojë pak kripë. Pyetet se çfarë është? (kripë). Po si e di që është kripë? E ke parë? E ke dëgjuar? Apo e ke shijuar?
Nxiteni fëmijën të flasë për secilën shqisë, të japë më shumë shembuj për secilës shqisë, t’i vizatojë shqisat e tij/saj.
Shkarkoni fletën e punës KËTU.