Sa shumë gjëra kanë formën e rrethit

Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë A4, laps, ngjyra, një send apo objekt për ta kopjuar formën rrethore
Zhvillimi i aktivitetit: Merret fleta e bardhë A4 dhe me një send që mund të jetë ndonjë lodër me formë rrethore, apo ndonjë kapak shisheje, dhe kopjohen disa forma rrethore. Numri i rrathëve duhet të jetë dhjetë apo më shumë. Pas kopjimit të rrathëve, fëmija vizaton në secilin rreth një objekt, frutë etj., që ka formën e rrethit në vizatim. P.sh., në një rreth vizaton diellin, në një rreth topin, në një tjetër mandarinën etj. Prindi apo kujdestari/-ja ligjor/-e/-ja ligjor/-e nuk duhet ta ndihmojë duke i treguar ndonjë shembull por vetëm i kërkon të gjejë brenda në shtëpi, në libra etj.

Fëmija nxitet të japë edhe ide të tjera duke i vizatuar ato dhe duke i numëruar.

 

 

 

 

 

 

Shkarkoni fletoren e punës KËTU.