Rruga deri tek shkolla

Materialet dhe mjetet: Lodrat e fëmijës

Zhvillimi i aktivitetit – Bashkëbisedohet me fëmijën se ku gjendet shtëpia apo banesa ku jeton? Cilat objekte janë afër shtëpisë / banesës? Nëse nisemi për në shkollë, kah duhet të kalojmë? Cilat objekte janë afër shkollës? etj. Një bashkëbisedim ku përshkruhet rruga nga shtëpia deri në shkollë, duke marr si objekte ato që fëmija i ka të njohura, psh. tek furra e bukës, pas teatrit, afër dyçanit, varësisht, etj.

Merren lodrat dhe simulohet rruga për në shkollë. Vendoset një lodër që përfaqëson shtëpinë, një lodër që përfaqëson një objekt afër shtëpisë, dhe kështu gjatë rrugës për në shkollë vendosen lodrat që përfaqësojnë objekte të njohura për fëmijën deri tek shkolla ku vendoset një lodër që përfaqëson shkollën. Pasi të vendosen lodrat që përfaqësojnë objekte, fëmija përshkruan rrugën, psh. nisem nga shtëpia për në shkollë, pasi ta kaloj tregun e gjelbërt duhet të eci edhe pak deri tek stacioni i autobusit, kthehem kah marketi “Bleta”, dhe pas eci edhe pak ku shihet shkolla ime afër biblotekës.

Nxiteni fëmijën të kujtoj sa më shumë objekte që gjenden përgjatë rrugës për në shkollë.

Sipas dëshirës së fëmijës, mund edhe të vizatohet rruga nga shtëpia deri në shkollë.

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.