Unë tani jam ndryshe

Materialet dhe mjetet: Fotografi, album i fotografive

Aktiviteti:

Sot është dita kur ju do t’i kujtoni momentet e bukura dhe gëzimin e ardhjes në jetë të fëmijës tuaj. Ofroni fëmijës fotografi të periudhave të ndryshme nga lindja deri më sot, dhe komentoni së bashku, pastaj kërkoni nga fëmija që t’i rendit ato nga fotografitë që kur ka qenë bebe e deri më sot.

Nxitini fëmijën të tregojë ndryshimet që ka vërejtur gjatë rritjes duke  bërë pyetje, si: çfarë ngjyre i ke flokët tani, a ndryshon prej asaj kur ke qenë bebe. Vizatoni dorën tuaj dhe të fëmiut, dhe kërkoni të bëj krahasimin në atë çfarë kanë të ngjashme dhe të ndryshme. Në fund, kërkoni nga fëmija t’i vendosë fotografitë në album sipas renditjës që mendon fëmiu. Ndonjëherë ngatërrojani fotot fëmiut. Kjo mund të shkaktoj humor, por në të njëjtën kohë teston njohuritë e fëmiut. Nëse fëmiu nuk është në gjendje të vërejë gabimin, Ju përshkruajeni me fjalët tuaja dhe me ndonjë imitim që përkon me veprimet e fëmiut në moshën që e keni ngatërruar.