Rrotullohemi/ecim si ariu

Materialet dhe mjetet: ‘gjurmë’  ariu

Zhvillimi i aktivitetit: Me një letër të bardhë, bëni disa ‘gjurmë ariu’ dhe shpërndajini ato në dysheme. Nxiteni fëmijën që t’i mbërrijë gjurmët dhe sa herë që arrin një gjurmë, ju përgëzojeni e inkurajojeni  që të përpiqet të shkojë tek gjurma tjetër.
Në varësi të moshës së fëmijës, ai/ajo mund të zvarritet, rrotullohet  apo ecë drejt gjurmëve. Ju mund të vendosni përmbi gjurmë  lodrën e preferuar dhe ta lejoni të përpiqet të shkojë vetë deri tek ajo.