Rreth e rreth botës për një orë

Materialet dhe mjetet: lodra lego (kapak shisheje), letra të bardha apo me ngjyra, markerë, gërshërë, spango, etj.

Zhvillimi i aktivitetit: Nga letra e bardhë apo me ngjyra punohen tiketat me numrat e orës. Në dysheme apo në ndonjë hapësirë të përshtatshme, me spango formohet një rreth. Në bazë të madhësisë së rrethit vendoset numri i legove apo kapakëve. Nga pesë lego apo kapakë për dymbëdhjetë pjesë shtrihen rreth spangos, duke lënë një hapësirë për vendosjen e numrit. Prindi apo kujdestari fillon me numrin dymbëdhjetë dhe fëmija e vazhdon me numrat e tjerë. Në dy fleta me ngjyra të ndryshme punohen akrepat e orës, njëri i gjatë dhe i hollë për minutat dhe tjetri i shkurtër e i gjerë për orën. Në  fillim demonstrohet nga prindi apo kujdestari dhe më pas nga fëmija. P.sh. fëmija thotë: “ora një me aeroplan mbi Shqipëri do të fluturoj” dhe lëviz akrepat për të formuar orën një. Më tej prindi/ kujdestari thotë “  Më pas  ku do të shkosh ? ” dhe fëmija thotë emrin që do ta vizitoj duke lëvizur akrepin e gjatë për tek ora dy. E kështu me radhë deri te numri i fundit duke thënë emra të vendeve të ndryshme. “dhe fluturimi përfundon me thënien:” Për një orë me aeroplan rreth e rreth botës kalova por në më të bukurin vend me gëzim aterova”.