Materialet e nevojshme: letër, katrorë për të formuar zarin dhe ngjyra

Zhvillimi i aktivitetit: 

Fillimisht krijojmë një zar prej letre që të na shërbejë për të drejtuar rrugën e dinozaurit. Si në shembullin e ofruar, së bashku me fëmijën krijoni rrugën e dinosaurit duke përdorur forma të ndryshme, rrumbullake, katrore apo edhe si në foto. Kërkoni nga fëmija që të vendos pika të ndryshme nëpër to sipas dëshirës. Lejoni fëmijës të vizatojë dinozaurin sipas mënyrës së saj/tij.  Fëmija mund të përdor ndonjë dinozaur lodër, në mungesë, mund të përdorë çfarëdo që ka dëshirë. Kjo është një lojë shumë ë mirë për zhvillimin matematikor të fëmijëve por dhe për të zhvilluar imagjinatën e tyre. Vendosni në fund të rrugëtimit një vezë, dhe bashkëbisedoni me fëmijën pse është e rëndësishme për dinozaurin që të kujdeset për vezën. Kjo do të motivojë fëmijën që sa më shumë të përkushtohet në arritjen e fundit të aktivitetit. Kur fëmija lëshon zarin duhet të thotë me zë të lartë numrin që i ka rënë, dhe po ashtu kur ndalon, numëron sa pika ka ndalesa. Kjo lojë mund të zhvillohet edhe me më shumë se një person. Është një lojë shumë e mirë familjare.