Materialet e nevojshme: Plastelinë (ose brum) dhe rrëmojëse( ose shkopinj) dhe kartona me forma gjeometrike

Zhvillimi i aktivitetit: Pjesë e rëndësishme e matematikës bazike janë dhe format gjeometrike që fëmijët kanë tendencë që shumë herët t’i mësojnë, kësaj radhe aktiviteti ka të bëjë me krijimin e trekëndëshit përmes mjeteve që kemi në shtëpi. 

Si prind ju mund të përgatisni fillimisht disa kartona me foma gjeometrike të ndryshme. Në fillim ju realizoni formën e parë dhe pastaj lejoni fëmijën që të eksplorojë format e tjera duke ndërtuar forma me shkopinj apo rrëmojëse të veshëve. Nëse fëmijën nuk kanë plastelinë mund të përdorin brum( ujë e miell në formë të topave të vegjël) Tanimë ata janë të rritur dhe mund ta bëjnë modelin vetë pa i ndihmuar ju.