Materialet e nevojshme: Kartonë, ngjyra dhe një lugë për të mbajtur krepat e matematikës

Zhvillimi i aktivitetit: Kartonët e prerë në formë të rrumbullakëta shkruani numra mbi të, disa herë e shkruani numrin 2, disa herë e shkruani numrin 3 dhe me radhë disa numra disa herë. 

Më pas jepni një lugë fëmijës por tregoni që nuk ka të drejtë ti kapë me dorë krepat me numra, ato duhet ti kapë vetëm me lugë, në mënyrë që të ushtrojë koordinimin sy-dorë dhe në të njëjtën kohë të mësojë të klasifikojë numrat. Ju bëni kërkesën, dua ta ha krepin me numrin 2 ma sjell të lutem, dhe vazhdoni me udhëzime në këtë mënyrë. Ju mund të ndërroni vendin me fëmijën tuaj dhe të gaboni qëllimshëm që të sfidoni fëmijën.