Materialet e nevojshme: Lego të plastikës apo drurit me ngjyra, fletë e bardhë dhe marker.  Zhvillimi i aktivitetit: Legot janë shumë të mira për të ushtruar motoriken fine, por nëse i përdorim mirë ato na ndihmojnë edhe për matematikë. 

Fillimisht përgatisim një letër të bardhë në të cilën kemi vendosur anash disa numra të cilët mund të mos jenë sipas radhës. I kërkojmë fëmijës që të vendosë sa është numri aq edhe lego. Pasi ka bërë renditjen, fëmijën e pyesim se cili është treni më I gjatë, cili është më i vogël dhe cili është i mesëm. Fëmijës gjithashtu i mësojmë nocionin e fillimit mesit dhe fundit të trenit. Ideja është që fëmija përveç që mëson numrat, si edhe idenë e madhësive, jo vetëm të kufizohet më madhësitë e mëdha e të vogla, por edhe karakteristikat e mesme, më e madhe se e mesme, më e vogël se e treta me radhë. Në këtë aktivitet fëmija mund të ndihmohet edhe në nocionin, mbi, nën dhe në mes. Fëmija mund të jap shembuj edhe nga mjedisi i shtëpisë. Luga është brenda në gotë, libri mbi tavolinë etj.