Lulet e pranverës
Zhvillimi i aktivitetit: Për ta realizuar këtë aktivitet ju duhet një letër apo karton, ngjyrë e bardhë dhe e verdhë, ose mund të përdorni produkte ushqimore në vend të ngjyrave, p.sh. jogurt dhe majonez. Vendosni ngjyrën ose jogurtin në një enë dhe nxiteni fëmijën t’i pikturojë lulet me anë të gishtave. Bëni disa lule që t’ia demonstroni se si bëhet, pastaj lejojeni fëmijën që të provojë vetë dhe të luajë sipas dëshirës e imagjinatës së tij.