Prite ujin

Kjo lojë luhet jashtë në natyrë dhe është më interesante nëse luhet nga disa fëmijë.

Tregojuni fëmijëve lojën dhe lejojini ti përgatisin vetë gjërat që ju duhen.

Dy tasa, ose legenë ose shporta, një prej tyre i mbushur  me ujë, vendosen larg njëra-tjetrës. Disa shishe plastike ndihmojini ti presin në mes dhe ti ngjisin me njëra-tjetrën duke krijuar kështu ‘rrugën’ nëpër të cilën uji do të kalojë nga tasi i mbushur në tasin bosh.  Fëmijët mund të përgatisin  ‘rrugën’ e ujit edhe me letër alumini [ashtu siç përgatitën lumin disa ditë më parë].

Shishet vendosen ndërmjet dy tasave, ose shportave ose legenëve me ujë. Një fëmijë nga njëra anë e hedh ujin në ‘rrugën’ e tij dhe fëmija në anën tjetër e pret atë dhe sigurohet që uji bie në tasin ose shportën e tij.   

Fëmija mund të vendosë edhe disa shishe të prera në mes, njëra pas tjetrës në mënyrë të tillë që uji të rrjedhë nëpër to. Më pas ai/ajo e hedh ujin  në shishen e parë dhe e pret atë në një gotë apo tas në fund.