Akullore nga frutat

Fëmijët kënaqen teksa angazhohen në shtëpi, ndihen të dobishëm dhe të vlerësuar kur merret mendimi i tyre apo ndihmohen në atë që duan të bëjnë. Shumica e fëmijëve i kanë shumë qejf ëmbëlsirat e sidomos akulloret gjatë verës. Bashkëbisedimi me ta se përgatitja e akulloreve në shtëpi është zgjedhja më e mirë pasi që përgatiten sipas dëshirës me frutat që ai/ajo pëlqen, janë më të shëndetshme, dhe kursehen paratë, një mënyrë kjo edhe për të vlerësuar atë që kanë.

Bashkëbisedoni sa janë të dobishme dhe të dëmshme akulloret për shëndetin tonë? Sa kushtojnë? Nëse blejmë për çdo ditë akullore me këtë çmim sa do të shpenzojmë?

Më pas fëmija përgatit një akullore:

Akullorja me bostan- disa lugë tul bostani, një filxhan me kos vanilje, ose me arrë kokosi, përzihen lehtë dhe vendosen në tasa letre të vegjël. Fëmija i vendos një shkop nëse dëshiron ta mbaj në dorë por mundet edhe ta vendosë në një enë plastike dhe ta servojë për tu ngrënë  me lugë. Lihet të qëndroj për 2-4 orë në frigorifer. Në vend të bostanit mund të përgatitet edhe me frutat e tjera sipas dëshirës së fëmijës.