Akullore shtëpie

Sot fëmija juaj do ta bëjë vetë akulloren në shtëpi.

Për këtë do ti duhen vetëm 5 përbërës:

1 gotë qumësht

1 lugë sheqer

1 lugë e vogël  vanilje

Të gjitha këto i hedh në një qese dhe e mbyll fort atë.

Në një qese më të madhe vendos kuba akulli dhe 1  filxhan kripë të trashë.  Në qesen e madhe me akull dhe kripë, fëmija fut qesen e vogël me qumësht, sheqer e vanilje.

Mjafton që fëmija ti tundë fort të dyja qeset….le të vrapojë nëpër shtëpi duke i tundur të dyja.

Më pas, hap qesen e vogël dhe akulloren tashmë të bërë e hedh në  tas dhe  e servon.  

Ju mund të përdorni edhe recetat e gjyshes për akulloren.

Ju mund ta shikoni si bëhet akullorja në shtëpi edhe në linkun: https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=N4ztYjFxëmI