Frutat freskuese

Për këtë lojë  para se të filloni me aktivitetin diskutoni se çfarë përbërës  përmbajnë lëngjet e frutave që i  blejmë në dyqan  e që nuk janë të  shëndetshme për shëndetin e fëmijëve. Marrim idenë e fëmijës se me  çfarë  gjësende  që ne i kemi në shtëpi  mund të përgatisim lëngje të freskëta: mund të marrim  pemët që i kemi në shtëpi, i shtrydhim bashkë me fëmijën,  i vendosim  në figorifer për tu ftohur pak dhe familja do të ketë lëngje  nga frutat e freskëta. Pasi lëngu  qëndron rreth gjysmë orë në frigorifer fëmija e hedh nëpër gota dhe e servon për  familjarët.  Fëmija duhet të pyetet rreth shijeve të ndryshme që mund të kenë lëngjet e frutave. Fëmija mund të provojë edhe ti përziejë lëngjet  nga frutat e ndryshme dhe të zbulojë shije të reja dhe ngjyra të reja. Ju po ashtu mund ti mësoni ndonjë gjëegjëzë apo vjershë për ndonjë frut. Në të njëjtën kohë aktiviteti është atraksion pasi fëmija po kontribuon vetë në krijimin e produktit por në të njëtën kohë  ju po e vetëdijësoni për ushqimet të cilat janë  të shëndetshme dhe jo  të shëndetshme për të.