Ariu polar me gjurmën e dorës

Materialet dhe mjetet: ngjyrë e bardhë, letër, gërshërë, marker me ngjyrë të zezë

Zhvilimi i aktivitetit: Ngjyroseni dorën e fëmijës me ngjyrë të bardhë dhe ndihmoni fëmijës ta shtypë atë në një letër apo karton. Pjesën e gishtit të madh, thuani fëmijës ta lë si gjurmë me gisht në mënyrë që të formohet koka e ariut. Pasi të jetë tharë ngjyra, përdorni një marker me ngjyrë të zezë për të plotësuar fytyrën dhe kthetrat. Mund ta preni formën që fëmija ta përdorë për lojë imagjinative.

Lejojeni fëmijën ta bëjë këtë disa herë, pavarësisht se si do të duket ariu prej dore. Edhe ju mund ta bëni ariun me dorën tuaj dhe kështu të keni ariun “nënë” ose ariun “baba” me ariun “bebe”.