Koha për lexim

Materialet dhe mjetet: një libër me figura.

Zhvillimi i aktivitetit: Prindër të dashur, a e dini që fëmija lind i gatshëm për të mësuar? Truri i tij/saj është i etur për t’u zhvilluar dhe i përgjigjet menjëherë çdo stimuli që ju i jepni fëmijës.
Sot ofrojini fëmijës suaj një libër me ngjyra, pavarësisht moshës së fëmijës. Lejojeni ta eksplorojë, të përpiqet të shfletojë faqet [ska gjë edhe nëse i rrudhos apo i gris pak pa dashje], ta rrotullojë, etj. Pasi ta ketë bërë këtë dhe pasi ta kthejë vështrimin nga ju duke kërkuar më shumë, lexojani librin duke e bërë zërin sipas personazheve dhe tregimit në libër. Më pas kërkoni që fëmija ta vendosë vetë librin tek vendi i vet ose nëse fëmija është i/e vogël, vendoseni në raft së bashku.