Pinguini
Materialet dhe mjetet: fletë e zezë, shtypës i patateve, temper i bardhë (niseshte), fletë ngjyrë portokalli (karotë).
Zhvillimi i aktivitetit: Pinguini është kafshë simpatike që jeton në vende me akullnaja dhe është shumë i dashur për fëmijë. Preni fletën e zezë (si në modelin në foto) dhe ia ofroni fëmijës bashkë me shtypësen e patateve, ngjyrën e bardhë, këmbët dhe sqepin prej letrës apo karotës. Në vend të ngjyrës së bardhë mund ta tretni një lugë të supës niseshte me një lugë të supës ujë dhe t’ia ofroni fëmijës për ta vendosur shtypësen në niseshte apo ngjyrë temper të bardhë, varësisht se cilën e keni, dhe pastaj ta shtypë mbi fletën e zezë, dy herë për trupin e pinguinit dhe një herë për kokën. Pasi të thahet ngjyra, kërkoni nga fëmija që t’i ngjitë sytë e prerë nga letra e zezë, sqepin dhe këmbët që i keni prerë më parë, dhe pinguini do të jetë gati. Për ta bërë pinguinin festiv, meqë jemi në prag të festave, mund t’ia preni një kapelë të kuqe dhe t’ia jepni fëmijës që t’ia ngjitë në kokë.