Ping-pong me babin
Zhvillimi i aktivitetit: Tavolinën tuaj sot shndërrojeni në një tavolinë ping-pongu dhe ndajeni në mes me një fije peri, tel ose një rrip letre apo pecetë.
Ju dhe fëmija vendosuni përballë në të dy anët e tavolinës dhe luani ping pong me një top të madhësisë që fëmija mund ta mbajë në dorë. Mos harroni që paraprakisht t’i vendosni rregullat së bashku.
Nëse fëmija është më i rritur, përdoreni edhe pallaskën për ta gjuajtur topin.
Luani të paktën 20-30 minuta.