Përrallat e gjyshërve
Materialet dhe mjetet: libër ose një tregim nga gjyshi/gjyshja.
Zhvillimi i aktivitetit: Zgjedhni një libër të shkurtër me figura dhe kërkoni nga gjyshi/ja që t’ia lexojë librin fëmijës, të shikojë dhe komentojë figurat në libër. Leximi i librit nga gjyshërit do të jetë një aktivitet shumë argëtues për fëmijën dhe do të forcojë lidhjen midis tyre. Në vend të librit mund të jetë edhe tregimi i ndonjë përralle që gjyshërve u kujtohet.
Në qoftë se nuk jetoni me gjyshërit, incizoni me telefon apo pajisje tjetër gjyshen/in duke lexuar një libër apo duke treguar një përrallë, dhe kohë pas kohe jepjani fëmijës që ta dëgjojë atë.