Bisedojmë me gjyshin/gjyshen

Materialet dhe mjetet: telefon, laptop, Ipad.

Zhvillimi i aktivitetit: Ofrojuni fëmijëve telefon/laptop/Ipad. Thërrisni gjyshërit dhe lejoni fëmijët që të komunikojnë me ta. Le të flasin e të komunikojnë përmes vidoethirrjes. Fëmijët më të vegjël nxitini që përmes gjesteve dhe përmes veprimeve të komunikojnë me gjyshërit. Ju mund ta bëni këtë bisedë edhe me të afërm të moshuar apo fqinjë të moshuar që tashmë fëmija i njeh.