Përralla e veçantë
Materialet dhe mjetet: libër me përralla.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot lejoni që përrallën e veçantë ta lexojnë gjyshërit. Fillimisht uleni fëmijën në prehrin tuaj. Lexojeni përrallën më zë duke aktruar. Përpiquni që të përshtatni zërin dhe lëvizjet e trupit me përrallën. Përfshini fëmijën në leximin e përrallës duke u kërkuar që t’ju ndimojnë e t’ju tregojnë se çfarë shohin në ilustrimet e përrallës, qoftë edhe duke e treguar figurën me gisht. Kërkojini fëmijëve që ta bëjnë këtë. Nëse fëmija nuk i ka gjyshërit, ju mund t’ua lexoni një përrallë për gjyshërit apo t’u tregoni histori për gjyshërit.