Pema ime
Përveç që kënaqen duke luajtur në natyrë, fëmijët edhe mësojnë se si të kujdesen për të.
Sot së bashku me fëmijën, në oborrin e banesës, në park apo në fshat, apo edhe në rrugën ku banoni, zgjedhni një pemë dhe vendosini asaj peme emrin e fëmijës suaj. Prej sot, fëmija duhet të kujdeset për këtë pemë.
Bisedoni së bashku me fëmijën se çfarë i duhet një peme që të rritet e fortë, cilat janë përfitimet që kemi ne nga pemët dhe si duhet t’i ruajmë ato.
Më pas, vendosni së bashku se çfarë do të bëjë fëmija për pemën e tij/saj:
-Fëmija mund ta rrethojë me gurë hapësirën rreth pemës
-Mund ta punojë me lopatë të vogël tokën afër rrënjës së pemës
-Mund t’i largojë gjethët e rëna si dhe papastërtitë e tjera që e rrethojnë atë
-Mund ta ujisë [vendosni një orar të ujitjes dhe përpiquni që ta respektoni atë]
-Mund ta lyejë trungun e pemës me gëlqere [ju sigurohuni që i ka vënë dorezat dhe që e ka vënë përparësen]
-Mund të vendosë në trungun e pemës një shtëpi zogjsh, etj.