Materialet e nevojshme: Nuk nevojiten materiale për realizimin e aktivitetit

Aktiviteti: Gjersa filloni të prezantoni para fëmijëve tuaj koncepte të ndryshme gjuhësore,  mund të pyesni veten se përse janë të rëndësishëm mbiemrat. Fjalët si: i shpejtë, i ngadalshëm, i madh, i vogël, ndoshta tashmë fëmija edhe i di. Por çfarë e bën kaq thelbësore të mësuarit e mbiemrave për zhvillimin e gjuhës? Atëherë, mbiemrat do t’i ndihmojnë fëmijës t’i bëjë fjalitë më kuptimplota duke i shprehur cilësitë e një njeriu, kafshe apo objekti. Sa herë që sheh veprimin e një njeriu, mund ta emërtojë më saktë duke i shtuar edhe një mbiemër në vendin e duhur në fjali. Andaj flisni me fëmijën tuaj dhe krahasoni gjërat që fëmija i njeh; cila është e madhe dhe cila e vogël, cila është e lagur dhe cila e terur, cila mund të ecë shpejt dhe cila ngadalë, etj. Zhvillimi i gjuhës së saktë dhe të pasur me fjalor të bukur do të rritet për çdo ditë.