Materialet e nevojshme: Gërshërë, fleta të printuara me ushqime

Aktiviteti: Mund të kalojmë kohë të shkëlqyer me fëmijën duke luajtur dhe duke mësuar. Është e rëndësishme t’i përgatisim duart dhe sytë e fëmijëve që të jenë të gatshëm dhe të shpejtë në kryerjen e aktiviteteve. Printoni ushqime të ndryshme brenda një flete të bardhë. Kërkoni nga fëmija që t’i presë në mënyrën që ai di, vetëm ushqimet që atij i pëlqejnë. Gërshërët duhet të jenë të përshtatshme, me madhësi adekuate për fëmijët e vegjël. Me ushqimet e përzgjedhura, inkurajoni fëmijën që ta prezantojë pastaj secilin ushqim veç e veç, duke treguar shijen që ka ushqimi, e ëmbël apo njelmët, a është e shëndetshme apo e pashëndetshme, e nxehtë apo e ftohtë. Fëmijët do të përvetësojnë një mori të aftësive gjuhësore, motorike etj.