Një bimë nga unë dhuratë
Materialet dhe mjetet: Shishe plastike, penj, një bimë, gërshërë, dheu për lule etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën për disa ambalazhe të ushqimeve që pas përfundimit të ushqimit mund të përdoren më tej. P.sh. shishet e plastikës, kapakët e shisheve, kavanozat e qelqit e ambalazhet e tjera që janë në dispozicion.
Prindi apo kujdestari merr një shishe plastike e ndanë në gjysmë duke e prerë. Kapakut të shishes i shpohet një vrimë në mes. Pjesa e poshtme e shishes mbushet me ujë deri në gjysmë. Një pe kalohet nga pjesa e sipërme nëpër vrimën e kapakut për në pjesën e poshtme. Pjesa e sipërme mbushet me dhe si dhe mbillet bima nga ana e fëmijës.
Bashkëbisedohet me fëmijën duke i treguar se si ujitja e lules bëhet përmes perit i cili e bart ujin lart për tek rrënjët e lules.