Mjetet e nevojshme: Dy hamerë të bardhë, fleta a4 me ngjyra dhe ngjitës.
Aktiviteti: Vendosni në tokë dy hamerë të bardhe, kapni me ngjitës në mënyrë që të mos rrëshqasin. Në këndet e hamerit vendosni në mënyrë të njëjtë fletat me ngjyra, në mënyrë që fëmija përball jush do t’ju modelojë me saktësi, duke qëndruar në të njëjtën pozitë trupi. Do të jetë shumë argëtuese pasi që fëmija përveç zhvillimit të aftësive motorike, mund t’i mësojë ngjyrat të cilat ende nuk i njeh. Ato do të futen në kujtesë përmes lojës dhe do të jetë më atraktive sepse fëmija do t’ju modelojë. Pra, fëmija do të prek vetëm ngjyrat të cilat i prekni ju dhe nëse fëmija ngatërron ngjyrën, atëherë do të thotë që do ta humbasë lojën. Kujdesuni që të jeni të qartë në udhëzime.