Ndërtojmë njeriun nga dëbora
Materialet dhe mjetet: pambuk, folje najloni, ngjitës [brumë i lëngët], marker.
Zhvillimi i aktivitetit: Një qese të madhe najloni apo plastike ngjiteni në derë të ballkonit apo në pasqyrë, në nivelin e gjatësisë së fëmijës. Vizatoni një babadimër. Ofroji fëmijës pambuk, një pjatë me brumë të lëngët si ngjitës dhe nxiteni që të lyejë topin e pambukut tek pjata e pastaj ta vendosi pambukun në figurën e babadimrit. Lejojeni ta bëjë vetë këtë. Edhe pse bën rrëmujë, është rrëmujë e rritjes dhe të mësuarit ?. Gjatë kësaj kohe flisni së bashku me fëmijën për borën dhe të ftohtin dhe bëni edhe drithërima (Brrrrrr!), zhurma apo tinguj të tjerë të stinës së dimrit. Fëmijët argëtohen shumë duke i hequr përsëri topat e pambukut dhe duke i vendosur sërish.