Gjejmë veshjen
Zhvillimi i aktivitetit: Në një kuti ose shportë vendosni një veshje të fëmijës dhe nga një veshje të çdo anëtari të familjes. Mbulojeni kutinë ose shportën me një mbulesë të çarë në mes. Uleni fëmijën para kutisë dhe lejojeni ta fusë dorën dhe të tërheqë një prej veshjeve. Reagoni duke përmendur e cilit anëtar të familjes është ajo veshje. Lejojeni fëmijën t’i marrë erë veshjes. Përsëriteni lojën disa herë dhe do ta shihni që fëmija do të fillojë të imitojë mimikën tuaj kur tërheqë veshjet e anëtarëve të familjes.
Me fëmijë më të vegjël, vendosni mbi kokën tuaj një shall të lehtë dhe lejojeni fëmijën ta tërheqë atë e të qeshë bashkë me ju. Mund edhe t’i ndërroni rolet.