Ngjyrat e mia të pëlqyera
Materialet dhe mjetet: Fllamastera (ngjyra të ujit apo temper), letër kuzhine, pastruese veshësh apo brusha, paletë, letër kartoni etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën se cilat janë ngjyrat e parapëlqyera të tij/saj, duke e pyetur: Nëse të pëlqen të pikturosh, cilat ngjyra do t’i zgjidhje të parat? Çfarë do të ngjyrosje me ato ngjyra? etj.
Merret letër kuzhine e cila ka dizajne të ndryshme dhe fëmija me fllamaster pikturon me pika mbi vijat e modelit të letrës së kuzhinës. Në mungesë të fllamasterave mund të përdoren edhe pastruese veshësh apo brushë me të cilat nga paleta merret ngjyra e dëshiruar. Për çdo ngjyrë përdoret brushë e papërdorur më parë, apo brusha pastrohet mirë në mënyrë që piktura me pika të jetë me ngjyra të pastra nga paleta. Piktura e punuar lihet të thahet dhe më pas ngjitet në ndonjë letër kartoni që do të shërbejë si kornizë për varjen e pikturës në mur.