Maska ime
Maskat janë të preferuarat e fëmijëve kur ata duan të luajnë lojë, por kësaj radhe ta ndryshojmë maskën duke e bërë atë me shumë gjethe dhe duke e modeluar në formën e ndonjë kafshe.
Sa më të ndryshme të jenë gjethet, fëmija juaj do të ketë mundësi ta krijojë një maskë më të mirë. Kërkoni nga fëmija që të këpusë gjethe të madhësive të ndryshme dhe ai ta ketë këtë detyrë prej fillimit deri në fund. Vizatoni një rreth në letër dhe nëse keni karton të trashë edhe më mirë. Së bashku me fëmijët e preni rrethin e vizatuar dhe në të fëmija duhet t’i vizatojë sytë, hundën dhe gojën. Me ndihmën e një ngjitësi, ngjiten pastaj gjethet për ta krijuar një maskë atraktive.