Ariu prej dorëze
Materialet dhe mjetet: një dorezë plastike, ujë ose pambuk, marker ose laps kimik. Ju mund ta bëni ariun edhe me një dorezë me material tjetër dhe me ngjyrë tjetër.
Zhvillimi i aktivitetit: Një dorezë plastike mbusheni me ujë dhe lidheni fort grykën që të mos derdhet. Ju mund edhe t’i kërkoni fëmijës që ta mbushë pak nga pak me pambuk, me miell, me oriz, ose me sheqer apo me çfarëdo materiali të bardhë që e keni në shtëpi. Por lejojeni fëmijën vetë ta bëjë këtë dhe ju vetëm ndihmojeni pak, kur e shihni që ka nevojë. Punë e madhe që bëhet rrëmujë. Më pas në katër gishtat bëni me marker ose laps kimik gjurmët e këmbëve të ariut, kurse në gishtin e madh vizatoni kohën e tij [sytë, hundën, gojën, veshët].
Fëmija mund të luajë e manipulojë me ariun prej doreze e të kënaqet pa fund. Pyeteni ku e ka ariu gojën? Po ti ku e ke? Po sytë ku janë?, e kështu me radhë. Fëmija i gjen këto tek ariu prej doreze dhe tek vetja apo tek ju.