Pinguin i vogël jam

Materialet dhe mjetet: fletë e bardhë A4, fletë e zezë, fletë ngjyrë portokalli, gërshërë, ngjitës, laps.
Zhvillimi i aktivitetit: Para se të filloni lojën me fjalë, leximi i gjëegjëzës do të ishte më interesant për fillimin e aktivitetit. “A e dini se kush jam, jam zog nuk fluturoj. Ec mbi akull me trupin drejt, notoj në ujë ushqehem me peshk”. (pinguini).
Fëmija dhe prindi apo kujdestari vizatojnë së bashku gjashtë pinguinë në një fletë të bardhë A4.
Prindi apo kujdestari lexon tekstin dhe fëmija duhet të gjejë se sa pinguinë mbesin pas çdo vargu.
Gjashtë pinguinë të vegjël u zhytën në ajsberg, njëri përplasi sqepin, mbeten edhe…? (prindi apo kujdestari pret përgjigjen e fëmijës, që duhet të jetë – pesë).
Pesë pinguinë të vegjël notuan në fund të oqeanit, njëri ra në gojë të balenës, mbeten edhe..? (katër – përgjigjet fëmija)
Katër pinguinë të vegjël rrotullohen rreth rrotave, njëri u largua dhe mbetën? (tre – përgjigjet fëmija)
Tre pinguinë të vegjël s’kishin asgjë për të bërë. Njëri shkoi për peshkim, mbetën edhe..?(dy -përgjigjet fëmija).
Dy pinguinë të vegjël u argëtuan shumë, njëri nuk u ndie mirë dhe ra në gjumë. Sa pinguinë mbetën?( një – përgjigjet fëmija).
Një pinguin i vogël i vetëm mbeti, iku te shtëpia dhe ra për të fjetur. Sa pinguinë mbetën? (asnjë – përgjigjet fëmija).
Pas lojës me fjalë, së bashku me fëmijën punohet pinguini me letër (prindi apo kujdestari mund të bashkëbisedojë gjatë punimit të
pinguinit por jo edhe ta punojë në vend të fëmijës).
Sipas dëshirës, mund të punohen edhe modele të tjera të pinguinit, sipas modeleve të dhëna.

 

 

 

 

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.