Më i shpejti
Në tavolinën e bukës vendosni lugët e mëdha të drurit apo çfarëdo që keni në shtëpi dhe rregullojini sipas shembullit në foto.
-Një gotë plastike/letre apo një copë pambuk vendoseni para fëmijës suaj dhe bëni gara me të duke e fryrë me gojë, pa e prekur me dorë, në mënyrë që të mbërrijë deri te caku që e keni caktuar ju me një shenjë.
-Ata që kanë balonë në shtëpi mund ta fryjnë balonën dhe me frymën e balonës të shtyjnë gotën fëmijët duke e lëshuar dalngadalë.
Gara me prindërit në këtë lojë e shton atraktivitetin.