Loja “Qëllo sipas lëvizjeve ç’po punohet?”

Materialet dhe mjetet: Nuk ka

Zhvillimi i aktivitetit: prindi apo kujdestari imiton lëvizjen e ndonjë pune p.sh. imiton lëvizjen e duarve duke bërë picat, fëmija e gjen duke u përgjigjur “po përgatit pica”, prindi bënë sikur po palos rrobat, fëmija përgjigjet ”palos rrobat” etj. Më  pas rolet mund të ndërrohen. Fëmija imiton lëvizjet e kryerjes së ndonjë pune dhe prindi përgjigjet me fjalë.

Pas lojës fëmija vizaton ndonjë aktivitet që e bën me dëshirë p.sh. vizaton picën, apo pikturën. Dhe vizatimin e bërë e komenton duke treguar se çka ka vizatuar dhe pse i pëlqen kjo punë apo aktivitet. etj.