Materialet e nevojshme: Fletë/fletore, laps, ngjyra, kapakë të ndryshëm me ngjyra
Aktiviteti: Ju duhet të keni një fletë të bardhë dhe brenda saj të jenë disa emocione të shprehura, të gjitha nga dy herë. Mund të përdorni “smile” të cilat ka për t’i blerë, ose t’i printoni ato. Pastaj është e nevojshme të kemi vezë plastike, e në mungesë të saj mund të përdorim kapakët e shisheve. Objekti i cili do ta mbulojë emocionin duhet të jetë më i madh sesa forma e emocionit në fletë në mënyrë që të mos shihet. Loja zakonisht funksionon me dy persona ose edhe 3 nëse kemi në fletë shumë emocione. Quhet lojë e kujtesës sepse fëmija do të luajë në këtë mënyrë: do t’i hap dy kapakë në cilindo vend që dëshiron, nëse dy emocionet janë të njëjta atëherë ai do t’i fitoj ato, dhe nëse ato nuk janë të njëjta, fëmija duhet t’i kthejë kapakët në vendin ku kanë qenë dhe të lë radhën e shokut apo shoqes. Luajtja e lojërave të kujtesës gjithashtu mund të përmirësojë funksionet e tjera të trurit, të tilla si vëmendja dhe përqendrimi. Fëmijët do t’i kushtojnë vëmendje detajeve të cilat do të përmirësojnë edhe performancën vizuale. Një kujtesë e mirë afatshkurtër mund të përmirësojë gjithashtu kujtesën afatgjatë të fëmijëve.