Materialet e nevojshme: Nuk ka nevojë për materiale për realizimin e aktivitetit

Aktiviteti: Mundësoni fëmijëve një rritje të shëndetshme. Përveç luajtjes së lojërave dhe aktiviteteve, ju mund të përdorni internetin për të shikuar video edukative, të cilat kanë të bëjnë me sjelljet e përshtatshme dhe të papërshtatshme të fëmijëve. Kjo është mënyrë e përshtatshme për t’u mësuar fëmijëve sjelljet e duhura, pasojat e një sjellje jo të mirë, si do të ndihet në ato situata etj. Është e rëndësishme që në ato momente, të qëndroni bashkë me fëmijën dhe të komentoni për veprimet të cilat po i shihni. Kërkoni përgjigje nga fëmija juaj, se çfarë sjellje bëri njëri nga personazhet, si po ndjehet, si përfundoi etj.