Lidhëset e mia i lidh vetë

Materialet dhe mjetet: atlete me lidhëse, letër kartoni, marker, gërshërë, lidhëse atletesh, ngjyra etj.
Zhvillimi i aktivitetit: Atletet e fëmijës vendosen mbi letrën e kartonit dhe kopjohet me laps forma dhe madhësia. Prindi apo kujdestari formën e kopjuar e pret me gërshërë dhe hap vrimat sipas modelit të atleteve të fëmijës dhe fëmija pikturon me ngjyra sipas dëshirës. Lihen të thahen dhe prindi apo kujdestari fillon të demonstrojë endjen e lidhëses duke e ndjekur më pas fëmija.

 

Shkarkoni fletën e punës KËTU.