E majta dhe e djathta
Materialet dhe mjetet: Gjethe vjeshte me ngjyra
Zhvillimi i aktivitetit: Prindi/kujdestari vendos një gjethe të kuqe në dorën e majtë të fëmijës dhe një gjethe të gjelbër në dorën e tij të djathtë. Shpjegojini fëmijës se gjethja e kuqe është në dorën e majtë dhe gjethja e gjelbër është në dorën e djathtë. Më pas luani disa lojëra, si për shembull: thuani fëmijës që ta ngrit lart dorën e djathtë, thuani fëmijës që të prekë barkun e tij me dorën e majtë, etj. Këtë lojë duhet ta zhvilloni disa herë për përforcimin e këtyre koncepteve. E rëndësishme është që në këto lojëra, edhe fëmija do të japë udhëzime për prindin/kujdestarin, kjo do ta ndihmojë për respektimin e radhës gjatë lojërave që luan jo vetëm me prindërit, por edhe me shokët e shoqet.