Larja në vaskë
Materialet dhe mjetet: vaskë (koritë, legen), ujë, lodra të ndryshme.
Zhvillimi i aktivitetit: Sot mundësojani fëmijës që të lahet vetë në vaskë (koritë), por nëse nuk ka mundësi, t’i fusë këmbët në legen. Paraprakisht ia mbushni vaskën (koritën) me ujë aq sa pjesa e poshtme e trupit t’i zhytet në ujë dhe të jetë uji mjaftueshëm i nxehtë. Pastaj kërkoni nga fëmija që t’i marrë disa nga lodrat e tij/saj të preferuara, qofshin ato prej gome apo lego (si në fotografi), dhe të kënaqet duke luajtur sipas imagjinatës por edhe duke ndjerë kënaqësi për pavarësinë e fituar. Mundohuni ta lini vetë por shpesh here kontrollojeni dhe mos ia pengoni lojën. Gjithashtu, i thoni që të mos i prekë çelësat e ujit për shkak të rrezikut nga uji i nxehtë.