Kur jemi bashkë, jemi më të fortë
Materialet dhe mjetet: tuba kartoni, pipa lëngjesh, shpuese vrimash, gërshërë.
Zhvillimi i aktivitetit: Bashkëbisedoni me fëmijën duke e pyetur: si do të ndiheshe në shkollë apo kopsht nëse nuk do të kishe shokë dhe shoqe? Çfarë do të bëje vetë? Po nëse ke vetëm një shok/shoqe në grup, do të ndiheshe më mirë? Përse? Po nëse jeni shumë shokë dhe shoqe në grup? Mund të luash futboll vetë? Apo nëse do të dëshiroje të luaje lojën “Zuri macja miun”, do të mund ta luaje vetë? etj.
Pra, loja është më emocionuese dhe më argëtuese kur luhet bashkë me shokë dhe shoqe.
Merren tubat e kartonit, aq sa janë në dispozicion apo sipas dëshirës, dhe i shponi me shpuese vrimash (mund të shpohen edhe me gërshërë nga prindi apo kujdestari). Pipat e lëngjeve priten me gërshërë nga fëmija duke shikuar nëse një pip ka gjatësinë e duhur për të kaluar në një vrimë tjetër. Pipat e prerë duhet të kalojnë nga një vrimë në një vrimë tjetër.
Pas vendosjes së të gjithë pipave, pyeteni fëmijën nëse tubi i kartonit a është më i fortë me pipa apo pa ta. D.m.th., ku ka shumë shoqe e shokë miqësia është më e fortë, loja është më e bukur etj.
Numëroni sa pipa gjithsej kanë kaluar nëpër vrima.