Materialet e nevojshme: Laps, fletë/fletore
Aktiviteti: Fëmijët e kësaj moshe kanë kërkesa dhe dëshira për gjërat që i njohin. Dëshirat e tyre mund të jenë nga më të ndryshmet, duke filluar nga lodrat dhe ushqimet e preferuara të tyre. Bëni një listë në fletë të bardhë të vogël me tri–katër gjëra të cilat nuk janë të kushtueshme. Aty mund të vizatoni një smoki të vogël, një çokollatë dhe një preferencë tjetër të fëmijës. Bashkë me fëmijë në market, fëmija do t’i gjejë tri gjërat të cilat i janë caktuar për t’i marrë, pa ndihmën tuaj. Kështu, fëmija do të fitojë eksperienca të ndryshme në vende të ndryshme duke kontribuar çdo ditë në aftësitë e tij të të kuptuarit.