Materialet e nevojshme: Nuk nevojiten materiale për realizimin e aktivitetit

Aktiviteti: Nëse fëmija juaj nuk vijon kopshtin, mund të marrim si shembull shokët e lagjes, apo edhe fëmijët e familjarëve të afërt. Kërkoni nga fëmija t’i thotë emrat e të gjithë shokëve-shoqeve që ka, ose emrat e fëmijëve të familjarëve. Sa më shumë që arrin të mbajë në mend, aq më shumë do të zhvillohen kapacitetet e tij të hershme. Numëroni të gjithë emrat të cilët do t’i thotë, për të parë se sa emra arrin të mbajë në mend në mënyrën e duhur. Gjithashtu, kërkoni nga fëmija t’i ndajë ata sipas gjinisë. Njëherë do t’i thotë vetëm emrat e shokëve e pastaj të shoqeve. Përmes kësaj loje të radhës, zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve të fëmijëve do të jetë gjithmonë në rritje.