Vrapoj e argëtohem
Sot mund t’i veshni fëmijët me veshje të rehatshme pambuku, sepse do të dilni në natyrë për të luajtur e për të vrapuar.
Do t’ju duhen: disa topa [mund t’i bëni edhe prej letre] dhe një shkop.
Lejojeni fëmijën të ecë, të vrapojë, të kërcejë e të kënaqet në ambientin e jashtëm në natyrë. [kujdes me ruajtjen e distancës]
Ju mund të merrni pjesë në lojën e tyre duke i hedhur topat rreth e qark nëpër park apo nëpër oborr dhe fëmija duhet t’i mbledhë dhe t’i sjellë ato tek ju.
Ju mund t’i vendosni topat në radhë dhe të kërkoni prej fëmijës që me shkop t’i gjuajë topat sa më larg që mundet. Le ta përsërisë këtë disa herë. Kërkoni prej fëmijës që në fund t’i mbledhë topat vetë.
Ju mund ta vendosni edhe rregullin që fëmija t’i mbledhë topat duke kërcyer me dy këmbë si një lepurush.
Luajeni lojën bashkë dhe mund të qëndroni jashtë edhe mbi 1 orë.