Fluska shkume

Materialet dhe mjetet: Ujë, sapun, shampon.

Organizimi i aktivitetit: Sot lejojeni fëmijën tuaj të vrapojë dhe krijojë sa më shumë fluska. Nxiteni fëmijën vazhdimisht me fjalë nxitëse. Për fëmijë më të rritur mund të vendosni sapun të lëngshëm me ujë në një gotë dhe me anë të pipit fëmija i fryen dhe krijon fluska të mëdha që e mbulojnë të gjithë gotën.

Pastaj pyeteni fëmijën pse u krijuan fluskat. Ofrojini një gotë me ujë dhe çfarëdo materiali tjetër dhe fëmija le të provojë të bëjë fluska. Bisedoni me të se pse krijohen fluskat…