Materialet e nevojshme: Objektet shtëpiake

Zhvillimi i aktivitetit: Ky aktivitet ka të bëjë në thelb me mësime matematikore, duke filluar nga baza, bashkësitë e elementeve. Po kësaj radhe jo në letër. Te moshat e hershme fillohet me objekte dhe me aktivitete lëvizore. 

Merrni disa lugë, merrni disa shalla, merrni palloma apo edhe një çorape. Ideja kryesore është që fëmijët ta kuptojnë edhe pse objektet kanë ngjyra të ndryshme dhe forma të ndryshme ato mund t’i klasifikojmë sipas kërkesës. Fillimisht kërkojmë t’i ndajmë sipas ngjyrës, i ndajmë lugët e kuqe me çorapet e kuqe dhe me shallat e kuqe në një anë (bashkësi) dhe i ndajmë ato me ngjyrat tjera. Herën tjetër kërkoni t’i ndajnë sipas madhësisë apo sipas formës së objekteve. Lugët në një anë, shallat në një anë dhe çorapet, e herën tjetër ndani ato që shërbejnë për ushqim dhe ato për t’i mbathur. Kështu ju e mësoni fëmijën tuaj në thelb ta kuptojnë idenë e klasifikimit sipas kërkesës.